Google ADS

Florentino Perez akuzohet për manipulimin e Topit të Artë

08:43 | 23 Nëntor 2018
A. B.

Florentino Perez akuzohet se ka pasur ndikime në emërimin e tre finalistëve për Topin e Artë për vitin 2018.

Bota e futbollit ka mbetur e befasuar me lajmet se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk do të jenë as në mesin e tre futbollistëve në garën për Topin e Artë, me Luka Modric, Kylian Mbappe dhe Rapahel Varane në listë.

‘Corriere dello Sport’ ka akuzuar drejtpërsëdrejti presidentin e Real Madridit, në emërimin e francezit Rapahel Varane në këtë listë, përcjell ‘lajmi.net’.

Është gazetari italian Ivan Zazzaroni që në shkrimin e tij të publikuar në ‘Corriere dello Sport’ nuk kursen Perezin me akuza për ndikim në emërimin e finalistëve për Topin e Artë të vitit 2018.

Përjashtimi i Ronaldos nga treshja finale është cilësuar vulgar, duke ditur se portugezi ka shënuar 54 gola në 55 ndeshje të sezonit të kaluar.

Kritika ka pasur edhe për mos përfshirjen në treshen finale edhe të Antoine Grizemann, i cili pati paraqitje të mira në Kupën e Botës me Francën.

Së fundi, gazeta romake cek se pesha dhe ndikimi i Real Madridit në futboll është mbi të gjitha skuadrat e Evropës, përfshirë edhe Juventusin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme