Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në emision “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ku ka folur mbi tema të ndryshme rreth futbollit në Kosovë.
Ai u pyet për shumë tema, edhe për ardhjet e reja që mund të vijnë te Kosova.
Sipas tij lojtari i radhës që mund të bashkohet nën urdhrat e Bernard Challandes është i riu 20-vjeçar i Hannoverit, Florent Muslija.
“Ndoshta Muslija. Jemi në bisedime më të dhe me shumë të tjerë. Besoj që tani me këto rezultate që po vijnë interesi dhe dëshira e gjithsecilit rritet”, ka thënë Ademi.
Ai e ka konfirmuar se Challandes do të qëndrojë edhe gjatë në krye të Kosovës.
“Sigurisht do të vazhdojmë edhe pas kualifikueseve. Ndihet shumë i kënaqur”.
“E ka thënë dhe vetë që ky është ekipi më i bashkuar dhe luftarak që ka pasur”, ka thënë Ademi në ‘Debat Plus’ të Radio Dukagjinit.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...