Florent Muslija, lojtari i Kombëtares së Kosovës ka bërë një reagim në Instagram.
25-vjeçari i cili jeton në Gjermani, ka dhënë një mesazh për të gjithë lojtarët të cilët ende janë në mëdyshje se a duhet përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës apo jo, shkruan Arbresh.info.
Lojtari i Paderbonit, ka rrëfyer rrugëtimin e tij tek “Dardanët” ku edhe ka zbuluar se si kishte refuzuar ta përfaqësoj Gjermaninë dhe kombëtare të tjera të cilët kishin ofruar oferta joshëse për të, mirëpo sipas tij, Kosova është mbi të gjitha.
“Mbështetje dhe respekt për Kosovën. Në çdo kohë në mbështetje të Kosovë. Edhe kur isha keq, por edhe tani kur jam mirë, i thash PO Kosovës edhe në momentin që isha pjesë e U20 dhe i ftuar te U21 e Gjermanisë. Kishte tendenca joshjeje edhe nga shumë kombëtare që unë të ndërroj mendje. Kosova është shteti jonë, i cili u krijua me mund dhe sakrificë, e FFK si pjesë e shtetit tonë po ashtu kaloi në izolim për afro tri dekada, ndërsa kishte sakrificë nga shumë gjenerata që na ta gëzojmë tani këtë periudhë, që ta përfaqësojmë shtetin tonë në të gjithë globin”, ka shkruar fillimisht Muslija në Instastory.
“Edhe atëherë Kombëtaren e Gjermanisë e as sot Kombëtaren e Kosovës nuk e shoh si promovim personal, por e kam parë dhe e shoh si krenari të përfaqësimit të shtetit të Kosovës dhe për t’i bërë të lumtur të gjithë qytetarët e vendit tim”.
“Dhe tani kam një mesazh për të gjithë ata bashkëlojtarë të të gjitha grupmoshave. Është e drejtë legjitime e secilit që të vendosë me zemër, është po ashtu e drejtë legjitime të analizosh, të konsultohesh (se ku dëshiron të luash). Ama në momentin që vendosë me i thanë PO Dardanëve edhe shtetit tënd, nuk është as morale e as profesionale dhe nuk ka asnjë arsye të ndërrosh mendje për joshje tjera”.
“Kosova ka qëndruar afër meje përmes përfaqësuesit të saj në Gjermani që nga mosha 12-vjeçare. FFK të njëjtën gjë është duke e bërë me të gjithë në Gjermani e Evropë, dhe kjo më detyroj të reagojë, pasi që gjithë ky mund e gjithë kjo përkujdesje me vite për t’iu qëndruar afër të gjithë talentëve, nuk ishte dashtë të ketë vend për dëshpërim. Ta duam Kosovën. Dardan me vepra!”, përfundoi mesazhi i tij.
Kujtojmë që ditëve të fundit kemi pasur një largim nga “Dardanët” U21, ku kishte preferuar ta përfaqësoj Shqipërinë U21, ndërsa në fillim të kualifikimeve për “Euro 2024”, Kosova A pësoi dy largime, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja.
Kombëtarja e Kosovës në muajin tetor do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.
Më 12 tetor “Dardanët” do të jenë mysafir të Andorrës ndërsa më 15 tetor do të presin Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Arbresh.info/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...