Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka preferuar të mos flasë për të ardhmen e Leroy Sane, pasi u konfirmua se anësori gjerman do të largohet nga Manchester City pasi që i ka refuzuar ofertat e klubit për rinovim të kontratës.
Gjermani është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Etihad Stadium, ndërsa kampioni Bundesligës, Bayern Munich, ka qenë favoriti për sigurimin e shërbimeve të 24-vjeçarit, transmeton Gazeta Express.
Guardiola e ka konfirmuar se klubi ia ka bërë disa oferta sulmuesit anësor për t’ia rinovuar kontratën, mirë ai nuk ishte i interesuar t’i pranojë asnjërën pasi që e dëshiron largimin nga klubi anglez.
Sane do të largohet drejt Allianz Arena këtë verë nëse dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për çmimin e tij, përkundër që Manchester City vazhdon të insistojë se nuk do ta lejojë atë të largohet për ndonjë çmim të ulët.
“Leroy ka thënë se ai nuk dëshiron ta rinovojë kontratën e tij. Kjo do të thotë që ai do të largohet ose këtë verë, ose në fund të kontratës së tij”, ka thënë Guardiola.
E përkundër që kjo ka bërë që Sane të vlerësohet më afër transferimit në Bayern se kurrë më parë, trajneri i Bayernit ka preferuar të mos flasë për këtë temë.
“Unë nuk dua të them asgjë për këtë temë. Unë jam këtu për të folur për paraqitjen tonë sot”, ka thënë Flick, pas fitores kundër Freiburgut.
“Unë nuk dua të flas për të ardhmen ose për lojtarët që mund të vijnë apo të shkojnë. Ne e kemi ende synime që duam t’i arrijmë këtë sezon. E kemi fituar ligën dhe hapi ynë i radhës do të jetë Kupa e Gjermanisë”.
“Pas kësaj, do ta kemi edhe një qëllim të mbetur, Ligën e Kampionëve, për të cilin do të dueht të punojmë jashtëzakonisht shumë dhe do të tentojnë të shkojmë sa më larg që të mundemi”.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës