Flick: Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, jemi gati të luajmë kundër më të mirëve

21:30 | 18 Shtator 2024
D.H

Barcelona nesër nisin kampanjën për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, nën drejtimin e Hansi Flick.

Katalanasit do të përballen me Monacon nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Para kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri Hansi Flick i cili u shpreh optimist se mund ta fitojnë këtë kompeticion.

“Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Klubet e mëdha si Barça duan të fitojnë tituj dhe Liga e Kampionëve është kompeticioni më i mirë në botë. Ne jemi gati të luajmë kundër më të mirëve”, ka thënë Hansi Flick.

Barcelona e ka nis në mënyrë mbreslënëse sezonin e ri duke fituar pesë ndeshjet e para në La Liga, duke shënuar 17 gola dhe pësuar katër sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme