Google ADS

Flick: Ndeshja me Interin do të jetë shumë e vështirë, kanë një nga mbrojtjet më të mira në Evropë

17:13 | 29 Prill 2025
D.H

Barcelona është nikoqire e Interit nesër ne kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj sfide shumë të rëndësishme në konferencë për media ka dal trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht, strategu gjerman u ndal të flas rreth klubit të Interit ku vlerësoi jashtëzakonisht zikaltrit.

“Ne jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e parë dhe kjo është pjesa e parë e objektivit tonë. Ndeshja me Interin do të jetë shumë e vështirë, kanë një nga mbrojtjet më të mira në Evropë. Ata kanë një mesfushë të shkëlqyer dhe dy sulmuesit janë shumë të mirë, por edhe kundërsulmet që ata bëjnë janë shumë të rrezikshme. Pra mbrojnë mirë, por edhe sulmojnë. Duhet të jemi gati”, tha fillimisht Flick.

Barcelona fitoi finalen e Kupës së Mbretit të shtunën mbrëma ndaj Real Madridit dhe sipas Flick kjo ka motivuar edhe më shumë lojtarët për ndeshjen e nesërme.

“Ajo që mund të them është se të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe duan finalen. Fitorja kundër Realit është e rëndësishme për emocionet tona dhe mund të na ndihmojë të vazhdojmë të shtyjmë. Mendoj se mund të arrijmë në finale”, u shpreh ai.

Tutje ai foli pak edhe për ecurinë e Interit.

“Liga e Kampionëve është një mundësi e madhe për Interin. Është diçka krejtësisht ndryshe, dhe ndeshjet e kaluara dhe humbjet e fundit nuk kanë rëndësi. Gjithashtu për disa nga lojtarët e tyre do të jetë shansi i fundit për ta fituar, pra do të japin 100%. Kjo është e qartë, dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë gjithashtu”.

“Ndeshja e Interit të dielën? Nuk e di. Nuk është puna ime, jam i fokusuar te ekipi im. Ne kemi mentalitetin për të fituar ndeshjen e parë dhe për të qenë në maksimumin tonë”, potencoi Flick.

Për fund ai tregoi edhe mënyrën e lojës së skuadrës së tij për nesër.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të mbajmë topin dhe të reduktojmë gabimet, ata kanë automatizma, është shumë e rëndësishme. Duhet të jemi shumë të përqendruar”, u shpreh Flick.

Barcelona në çerekfinale eliminoi Dortmundin kurse Inter triumfoi ndaj Bayernit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm