Media të shumta në Spanjë raportojnë prej disa ditësh se Hansi Flick do të zërë vendin e lirë në bankinën e Barcelonës dhe duket se saga ka marrë fund dhe së shpejti trajneri gjerman do të zyrtarizohet.
Flick ka aterruar mbrëmë (e martë) në aeroportin e Barcelonës dhe shumë shpejt është vënë re nga mediat e shumta para darkës që kishte me presidentin e klubit katalunas, Joan Laporta.
Trajneri gjerman ka zhvilluar kështu bisedimet e fundit para nënshkrimit të kontratës, e cila, siç thuhet tashmë nga media të shumta, do të zgjasë deri në vitin 2026.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, nuk do të ketë konferencë zyrtare për shtyp dhe deklaratat e ish-trajnerit të Bayernit do të transmetohen përmes faqes zyrtare.
Lajmi për zyrtarizimin e Flick te Barcelona u konfirmua edhe nga zëvendëspresidenti i klubit, Rafa Yuste.
“Nesër (sot) do ta zyrtarizojmë”, tha Yuste, të cilit iu desh t’i shmangej mediave që prisnin jashtë restorantit dhe kishte disa probleme për të shkuar te makina e tij.
Në bankinë, Flick do të pasojë Xavi Hernandezin, i cili tregoi edhe një herë dashurinë për klubin duke i falur 12 milionë euro pas shkarkimit.
Në fund, ai thuhet se do të marrë 2.5 milionë eurot që i ka paguar ish-klubit të tij për të shkëputur kontratën dhe për të ardhur sa më shpejt në Camp Nou.
Kujtojmë se Flick e ka marrë punën e parë në vitin 1996 te Victoria Bammental, më pas ka punuar në Hoffenheim dhe Bayern dhe angazhimi i fundit profesional ka qenë me kombëtaren gjermane. /Telegrafi/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...