Flick: Ishte shumë emocionuese kur Thiago tha lamtumirë

14:58 | 17 Shtator 2020
Arbresh Info

Trajneri i Bayern Munich-it, Hans Flick ka konfirmuar largimin e Thiago Alcantara-s.

Liverpool-i ka arritur marrëveshje për spanjollin dhe do paguajë kartonin e 30 milionë eurove, transmeton portali arbresh.info.

Flick gjithashtu ka konfirmuar se Thiago i ka dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve dhe ishte shumë emocionuese.

“Thiago është lojtar i mirë, i cili ka pasur sukses të madh këtu për shtatë vitet e fundit”.

“Është person i madh dhe mjaftë profesionist. Ishte shumë emocional sot kur tha lamtumirë”, deklaroi ai.

Thiago do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me “Reds”, kurse pritet të këtë numrin gjashtë në fanellë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme