Flick: Haaland nuk duhet të krahasohet me Lewandowski-n

09:14 | 26 Maj 2020
Arbresh Info

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick beson se ylli i Dortmund, Erling Haaland nuk duhet të krahasohet me sulmuesin Robert Lewandowski.

Norvegjezi është duke shkëlqyer te Dortmund duke vazhduar me formën e mirë që kishte te Salzburg, andaj tifozët e kanë krahasuar me polakun, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, Flick ka thënë se për Haaland është sezoni i parë në Bundesligë, andaj nuk duhet krahasuar me Lewandowski-n.

“Është sezoni i parë i Haaland, pra është herët për të bërë krahasime. Robert gjithmonë ka qenë në nivelin botëror në vitet e fundit, por Haaland është talent i madh”.

“Është lojtar i lirë, por është mjaftë i mirë para golit. Ai dëshiron vetëm ta përfundojë aksionin”.

“Është brilant, por do ta shohim këtë të martë”.

Ndeshja e sotme mes dy gjigantëve gjerman do nis në ora 17:30, ndërsa kuptohet që do zhvillohet me dyer të mbyllura, shkaku i pandemisë së koronavirusit./arbresh.info.

Të ngjashme