“Hudson-Odoi është njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit në pozitën e tij”, ka konfirmuar Flick interesin e Bayernit për sulmuesin e Chelsea
Trajneri gjerman i është përgjigjur pyetjeve që e lidhin anglezin me një largim nga skuadra e Stamford Bridge.
Hansi Flick ka konfirmuar interesin e Bayern Munich për Callum Hudson-Odoi, derisa ka përshkruar sulmuesin e Chelsea si “talentin më të mirë në pozitën e tij”.
Goal kishte raportuar dje që Bayern po përpiqet që të nënshkruajë me Hudson-Odoi nga Chelsea para se të mbyllet afati kalimtar të hënën.
Kampionët gjerman ishin përgatitur për të përfshirë një ofertë për ta huazuar me një obligim blerje, megjithatë marrëveshja finale me Blutë ende nuk është arritur.
“Nuk e di a do të ndodh”, ka thënë trajner gjerman kur është pyetur për transferin e yllit të Chelsea.
“Por ai është njëri prej talentëve më të mëdhenj në pozitën e tij. Kështu që është normale që një klub si Bayerni të tentojë që ta transferojë atë”.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...