Flick: Barcelona është një ekip që filozofitë tona përshtaten shumë lehtë

16:33 | 29 Maj 2024
D.H

Hansi Flick tashmë është zyrtarizuar si trajneri më i ri i Barcelonës.

Gjermani ka nënshkruar kontratë me Barcelonën për dy vitet e ardhshme, gjersa ka thënë edhe fjalët e tij të para si trajner i katalunasve.

Ai u shpreh i lumtur dhe i nderuar që është pjesë e klubit të Barcelonës, duke thënë se ai do të përshtatet lehtë me klubin.

“Është nder shumë i madh të nënshkruaj me Barcelonën, është një ekip që filozofitë tona përshtaten shumë lehtë. Kjo pasi të dy jemi të fokusuar te loja sulmuesi dhe posedimi i topit”, ka thënë Flick për faqen zyrtare të Barcelonës.

Tutje, ai foli edhe për “La Masian” e famshme, duke lavdëruar punën e presidentit në këtë aspekt.

“Barça ka një ekip shumë të mirë. Përzierja mes lojtarëve të rinj dhe ata me eksperiencë është një punë e mirë e bërë nga presidenti Laporta, dhe do të na ndihmojë shumë në vazhdim”, shtoi ai.

Barcelona javën e kaluar kishte shkarkuar Xavin nga detyra e kryetrajnerit.

Skuadra katalunase përfundoi sezonin në vendin e dytë në tabelë me 82 pikë, derisa në Ligën e Kampionëve u mposht nga PSG-ja në çerekfinale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme