Ljubisa Tumbakovic ka njoftuar se nuk do të jetë më trajner i Malit të Zi për shkak se iu kërkua të mos e udhëhiqte Kombëtaren malazeze kundër Kosovës pak orë para fillimit të ndeshjes kualifikuese kundër Kosovës për Kampionatin Evropian 2020 në Podgoricë.
Sport Blic në Serbi shkruan se presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe anëtarët e bordit i kishin ofruar Tumbakovicit në një takim para ndeshjes që të mos e udhëhiqte skuadrën kundër Kosovës në dy ndeshjet kualifikuese, atë sot në Podgoricë dhe ndeshjen e tjetër në Prishtinë më vonë këtë vit.
Atij i ishte ofruar të mbetej trajner i Malit të Zi edhe më tutje, por jo në dy ndeshjet kundër Kosovës.
Megjithatë, Tumbakovic ka nënvizuar se ai është trajner i profilit të lartë dhe profesionist dhe se nuk mund ta lërë në baltë ekipin në këtë moment e të kthehet më vonë, sipas Sprt Blic në Serbi.
Gjithsesi, mediat në Mal të Zi raportojnë se trajneri Tumbakovic dhe dy futbollistë me kombësi serbe të Malit të Zi, nuk kanë pranuar të luajnë kundër Kosovës për shkak të presionit të madh nga Beogradi që u ka kërkuar të mos e paraqiten në fushë.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani