Google ADS

Flet Ronaldo, pas rekordit të arritur në La Liga

17:46 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka arritur në kuotën e 300 golave në La Liga.

Superylli portugez është vetëm futbollisti i dytë në histori të Spanjës që arrin shifra të tilla, pasi i pari është rivali i tij, Leo Messi, është i pari me 371 finalizime.

300 gola në La Liga në vetëm 285 paraqitje – Cristiano Ronaldo ka shprehur gëzimin e tij për këtë arritje me fanellën e Real Madridit.

Para portugezit qëndron vetëm Lionel Messi. Me dy golat kundër Gironas, magjiku i Barcelonës ka shkuar në 371 finalizime në La Liga në 404 paraqitje.

“I lumtur për arritjen e 300 golave në La Ligan spanjolle me Real Madridin. Shkojmë ekipi”, ka shkruar Ronaldo në “Instagram”. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme