Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është fituese e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku në finale e mposhti me “Wazzari” xhudisten japoneze Funa Tonaki.
Lidhur me emocionet dhe përjetimet që i sollën luftërat e Distrias foli ekskluzivisht për Klan Kosova nëna e xhudistes, Remzije Krasniqi.
Ajo tha se kanë përjetuar emocion të veçantë duke mbetur edhe pa gjumë.
“Emocion i veçantë. Kemi mbetur pa gjumë, por ia ka vlejtur. Shumë ka qenë e stresuar. Nuk ke pasur mundësi të flasësh me të dhe ta përkrahësh. E kemi përcjellë. Ne e kemi ditur se si është ndjerë posa ka ardhur nga stërvitjet. Ka qenë stres së pari përgatitjet, pastaj me kë do të luftojë me kë do t’i bie shorti”.
Nëna e fitueses olimpike tregoi se vajza e saj i kishte thirrur prindërit në telefon para se ta merrte Medaljen e Artë.
“Para se me marrë medaljen na ka thirr më telefon me video. Ka pyetur se si jemi ne, e ka kërkuar babin e saj dhe kur e ka parë është qetësuar”./klankosova
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?