Sporti në Kosovë ka patur zhvillime, por për edhe më shumë rezultate kërkohet investim infrastrukturor.
Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi, në një intervistë për arbresh.info flet për situatën në të cilën gjenden sportet në përgjithësi në Kosovë.
“Gjithmonë duhet të bazohemi në forcat të cilat i kemi dhe mundësit tona, përkrahjes financiare në bashkëpunim me donatorët. Prap sporti si dimension e ka dhënë provimin e vet jo vetëm tash por edhe para luftës edhe në këtë fazë”, vlerëson Selimi.
Për më tepër, ai këshillon sportistët e rinjë që asnjëherë të mos ndalin përpjekjet për të arritur sukseset e synuara.
Selimi flet edhe për studentët që ndjekin programet në fakultetin që e drejton.
“Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit vitin 2020 e ka përfunduar me arritje të ndryshme nga studentët e këtij drejtimi duke marrë pjesë në konferenca të shumta online duke përfaqësuar Kosovën dhe duke e ngritur në nivel më të lartë sportiv, me një kujdes shumë të madh nga ana e studentëve në krye me stafin e universitetit pikë synimi ishte shëndeti i studentëve në kohë pandemie”, thotë Selimi për arbresh.info.
Meqë praktika është shumë e rëndësishme në programet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Selimi thotë se ka qenë mjaftë e vështirë të menaxhohet situata.
“Është dashur t’i reduktojmë disa aktivitete për ta ruajtur shëndetin e studentëve, por të arriturat gjatë këtij viti përsëri nuk mungojnë”, thotë Selimi.
Ai thotë se studentët ishin ambasadorë në shumë konferenca sportive online të cilat janë organizuar jashtë vendit dhe vullnetarizmi i këtyre studentëve nuk ka ndaluar asnjëherë për ta përfaqësuar Kosovën jashtë kufijve.
Përkrahja e studentëve në mënyrë financiare gjithashtu thotë se nuk ka munguar, pasi janë shpërndarë bursa me vlera prej 700 euro edhe pse kërkesat ishin për shuma më të mëdha./E.Makolli/arbresh.info/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali