Tenisi është një sport shumë popullor në botë dhe luhet nga njerëz të të gjitha moshave, edhe ata që nuk e përcjellin përsëri shprehin interes për t’i shikuar së paku ndeshjet ku kanë luajtur emrat si Roger Federer, Rafael Nadal, Maria Sharapova dhe të tjerë.
Tani të kthehemi pak në Kosovën tonë dhe t’ju pyesim se sa e njihni këtë sport në Kosovë?
Për t’ju ndihmuar ta keni më lehtë përgjigjen e kësaj pyetjeje me neve së bashku kemi tenistin dhe tani trajnerin e njohur për dashamirësit e këtij sportit, Jeton Hajdari.
Entuziazmi i tij për sportin e tenisit filloi nga fëmijëria duke u inspiruar nga lojtarët me famë botërore.
Jetoni kishte shumë ëndrra për të arritur qëllimet e tij nga fëmijëria duke pasur parasysh gjithashtu situatën dhe kushtet e rënda në të cilat ishte Kosova.
Periudha para luftës kishte krijuar vështirësitë e veta jo vetëm në tenis por në të gjitha sportet të cilat zhvilloheshin në at kohë, këto vështirësi kishin krijuar shumë mendime tek sportistët të ndalonin aktivitetet e tyre.
Se a janë kushtet e mira për zhvillimin e tenisit në Kosovë na tregon vet ai.
Tenisi përveç angazhimit të madh kërkon edhe përkrahje financiare për mbulimin e shpenzimeve por edhe jetesës .
Në Kosovë nuk mungon talenti në këtë sport. Pas angazhimeve si lojtar Jetoni tani është në profesionin e trajnerit duke u munduar të ndihmojë sportistët e rinj me të gjitha mundësitë.
Për të arritur të ngriten tek niveli profesional si tenist duhet shumë punë konstante dhe një përkrahje e madhe nga prindërit./E.Makolli/arbresh.info/
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...