Google ADS

Flet Gëzim Hasi, trajneri që mori “amanetin” për lëshimin e ndeshjes

15:32 | 11 Prill 2017
Arbresh Info

Sot është publikuar skandali tjetër në futbollin kosovar ku shihet trajneri i Ballkanit, Gëzim Hasi duke iu kumtuar lojtarëve lajmin se ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut duhet ta lëshojnë më urdhër të kryetarit të klubit.

Në një prononcim për Indeksonline, Gëzim Hasi ka sqaruar tërë ngjarjen.

“Po, është e vërtetë që kam pasur urdhër për të iu thënë se duhet ta lëshojnë ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut. I thashë kryetarit, Florim Kryeziut se le të vije personalisht dhe të ua thotë këtë lajm futbollistëve, por që nuk pranoi”.

“Nuk ishte e lehtë për mua, besoj se e keni dëgjuar fjalimin ku iu them se të bëjnë çfarë të duan, nuk i obligova. Pas kësaj ndeshje ka ardhur edhe dorëheqja e Ilir Bytyqit, ish-drejtorit të klubit pasi që ishte i pakënaqur me këtë situatë. Më pas kam dhënë dorëheqje unë dhe pothuajse krejt futbollistët e skuadrës së parë, bashkë me portierin”, ka thënë Hasi.

Të njëjtin gjë e kanë thënë edhe futbollistët e Ballkanit, tashmë të larguar. Ata kërkojnë dorëheqjen e kësaj kryesie që sipas tyre është tërësisht politike.

“Duam që të largohet kryesia, dhe më pas ne të gjithë mund të rikthehemi. Ju kemi bërë të qartë atë ditë dhe ju themi edhe sot se ne nuk punojmë për interesa të tyre”, ka thënë Hasi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme