Mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj ia siguroi fitoren skuadrës së tij në ndeshjen e parë kundër Liepajas, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Dabiqaj ka thënë se ndeshja ka qenë e vështirë, ndërsa pas një jave do të udhëtojnë me vetëbesim të plotë.
“Ndjenjë e bukur të shënosh. Ishte ndeshje e vështirë. Kundërshtari luajti mirë fizikisht.. Ata janë në mes të kampionatit, kurse për ne ishte ndeshja e parë”.
“Do të shkojmë me vetëbesim në ndeshjen e kthimit. Fituam por nuk luajtëm bukur”.
“Nëse luajmë me vetëbesim do të ia dalim. Do të shkojmë atje sikur të jetë ndeshja 0:0. Shumica e lojtarëve dhanë atë që pritet”, ka thënë Dabiqaj. /Telegrafi/
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...