Gjyqi në CAS i Skënderbeut nuk është vetëm një përballje ligjore apo një luftë milionash. Është beteja për ekzistencë.
Nëse korçarët ia dalin të përmbysin dënimin prej 10 vitesh dhe 1 milion euro gjobë që kanë marrë nga institucioni europian i futbollit, atëherë do të mund të shmangnin katastrofën dhe të ëndërrojë për një të ardhme të ndritur.
Në të kundërt, ky pa dyshim do të ishte fundi i këtij klubi… Por, a është koha për t’u dorëzuar? A është koha për t’u trembur nga një organizëm kaq i fuqishëm si UEFA? A ka shanse Skënderbeu t’i japë një tjetër leksion “alla shqiptare” UEFA-s pas rastit të Beogradit? Si mund të rrëzojnë një vendim kaq të rëndë dhe një raport prej 93 faqesh avokatët e klubit korçar? Cili është asi nën mëngë i bardhekuqve? Cilat janë detajet dhe shkeljet që i japin shpresë Takajt?
Për të gjitha këto flet avokati i klubit, Lorin Burba. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama Sport”, ai zbardh me detaje planin se si do të luftojë Skënderbeu në CAS dhe pse situata është e ngjashme sipas tij me çështjen e titullit 2015-2016 që u rikthye në Korçë…
“Mendoj se trajtimi i çështjes në gabimet e Komisionit të Etikës është i pasaktë dhe devijim ndaj realitetit të fakteve. Kjo pasi, së pari duhet theksuar pafajësia e plotë dhe mospërfshirja e KF Skënderbeut në aktivitete me qëllim manipulimi të rezultateve sportive”, tha fillimisht ai.
“U bënë dy vite që ky klub po përndiqet në formën më agresive të mundshme nga ana e UEFA-s, e cila, në rastin e vendimit të Komisionit të Etikës ka ushtruar një presion të fortë ndaj FSHF-së për ndëshkimin e KF Skënderbeut. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një betejë ligjore ndërmjet një klubi të vogël dhe konfederatës më të fuqishme të futbollit botëror, ky klub nuk e ka humbur asnjëherë koherencën në qëndrimet e tij dhe ka këmbëngulur mbi pafajësinë.
“Sa i përket aspekteve teknike të vendimit të Komisionit të Etikës dhe ankimit të bërë në KAS, mbrojtja jonë ka qenë e mbështetur në disa elementë.
“I pari, mbi mungesën e provave direkte të përfshirjes së klubit në aktivitetet e pretenduara. Së dyti, mbi shkeljet procedurale dhe materiale të konsumuara nga Komisioni i Etikës gjatë procesit disiplinor. Së treti, mbi Raportet e BFDS-së, të cilat ne kemi argumentuar se nuk kanë forcë provuese për përfshirjen e drejtpërdrejtë të klubit në manipulim rezultatesh. Kjo strategji, na ka mundësuar që KAS të rrëzojë vendimin e Komisionit të Etikës dhe në rivendosjen e të drejtave të cenuara të KF Skënderbeut. Nga ana tjetër, duhet theksuar që ekziston një kuadër ligjor i paplotë sa i përket proceseve disiplinore të kësaj natyre në Shqipëri. Megjithëse, FSHF-ja kishte kontaktuar një studio ligjore të famshme zvicerane për procesin në KAS (e njëjta në rastin kundra UEFA-s për ndeshjen me Serbinë), faktet dhe argumentet tona mbizotëruan dhe për këtë, nuk mendoj se çështja duhet trajtuar si gabim i Federatës.
“Siç u theksua, kuadri ligjor sportiv shqiptar paraqet mangësi të theksuara dhe shpeshherë përmban dispozita të pazbatueshme. Në rastin e ankimimit të vendimeve të Komisionit të Etikës në Komisionin e Apelit të FIFA-s, duhet sqaruar se ky i fundit (Komisioni i Apelit i FIFA-s) është kompetent vetëm për ankimime të bëra për vendime të Komisionit të Disiplinës të FIFA-s. Me pak fjalë, komisionet e FIFA-s janë kompetente vetëm për vendime të nxjerra nga to dhe nuk mund të ankimohen vendime të marra nga organe juridike të federatave kombëtare.
“Nga ana tjetër, Kodi i KAS-it sanksionon në mënyrë të qartë se ankimimet ndaj vendimeve të organeve juridike të federatave kombëtare ose ndërkombëtare bëhen pranë kësaj gjykate. Për këtë, ne në asnjë çast nuk e kemi marrë në konsideratë ankimimin në Komisionin e Apelit të FIFA-s, pasi kjo vetëm do të dëmtonte mbrojtjen tonë, por do të rrezikonte parashkrimin e afateve të ankimimit. Ku do të bazoheni më shumë në mbrojtjen tuaj në gjyqin me UEFA-n?
“Më duhet të sqaroj se në procesin ndaj UEFA-s, KF Skënderbeu po bashkëpunon me studion ligjore zvicerane “De Pfyffer”, e cila është e specializuar në çështjet disiplinore, veçanërisht, ato të dopingut dhe të manipulimit të ndeshjeve. Unë personalisht jam i përfshirë në cilësinë e këshilltarit. Megjithatë, duhet theksuar se procesi aktual ndaj UEFA-s, në thelb, nuk ndryshon aspak prej procesit ndaj FSHF-së. Madje mund të them që janë identikë. Klubi është i bindur në strategjinë e ndjekur nga Av.Michel, i cili mbështetet edhe mbi argumentet e ngritura në procesin ndaj FSHF-së mbi paprovueshmërinë e Raporteve të BFDS-së, shkeljet e parimeve të një procesi të rregullt gjyqësor, etj”, përfundoi avokati i Skënderbeut. /albeu.com/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...