Kosova U17 ka arritur fitore ndaj Austrisë U17 me rezultat 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Goli i vetëm u shënua në pjesë e dytë nga Elton Krasniqi pas një asistimi të David Marku.
Pas ndeshjes përzgjedhësi Arsim Abazi u shpreh i lumtur për nismën e mbarë të këtyre kualifikimeve, por theksoi se ekipi duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.
“Ishte një lojë shumë e fortë. Austria është ekip shumë cilësor, por ne luajtëm shumë mirë taktikisht dhe arritëm t’i gëzohemi kësaj fitoreje të madhe”.
“Tani jemi shumë afër kualifikimit, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t’i luajmë me disiplinë edhe dy ndeshjet e radhës”.
“I përgëzoj djemtë për këtë fitore dhe besoj se edhe në vazhdim do të luajnë me përkushtim të tillë dhe do t’i dëshmojnë vlerat e tyre”, ka thënë Abazi.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...