Mesfushori i Tottenhamit dhe Anglisë, Dele Alli, ka thënë se është mirë dhe i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, pasi u plaçkit dhe u sulmua nën kërcënimin e thikës në shtëpinë e vet këtë javë.
Dy burra me maska ishin futur me forcë në shtëpinë e 24-vjeçarit në Barnet, në veri të Londrës, në orët e hershme të mërkurës, transmeton Gazeta Express.
Plaçkitësit e grushtuan në fytyrë futbollistin anglez dhe ia plaçkiten gjërat personale, përfshirë orët e dorës dhe stolitë.
Sipas mediave angleze, Alli ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë.
Në një reagim në Twitter një ditë pas incidentit, Alli shkroi: “Faleminderit për të gjithë mesazhet”.
“Përvojë e tmerrshme, por të gjithë jemi mirë. E vlerësoj përkrahjen tuaj”, shtoi ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...