Google ADS

Flasin nga Policia e Kosovës në lidhje me incidentin në Stadiumin e Gjilanit

18:29 | 3 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit me ç’rast edhe përfundoi në emergjencë.

E pas sulmit ndaj tij, ende nuk është kapur askush nga organet e rendit.

Zyrtari i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani për arbresh.info ka theksuar se është duke u punuar intensivisht për kapjen e ndonjë të dyshuari.

“Për momentin nuk ka të kapur. Po munohet intensivisht që të identifikohen të dyshuarit. Janë disa pista pasi ka pasur shumë kamera. Policia e Kosovës po punon intensivisht që të identifikohen të dyshuarit dhe të arrestohen”, tha Hashani.

Incidenti i sotëm nisi pasi portieri i Gjilanit, Enea Koliçi shënoi me kokë në minutat e fundit, ku edhe tifozët vendas vërshuan në fushën e tyre dhe sulmuan edhe portierin mysafir./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme