Gjatë ditës së sotme në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e 1/8 së finales në Uefa Champions League.
Ky short ka prodhuar disa sfida interesante, një ndër to është dhe Lazio-Bayern Munich, shkruan Arbresh.info.
Pas shortit lidhur me këtë sfidë ka foluri drejtori i përgjithshëm i grupmoshave të Lazios, Enrico Lotito i cili është edhe i biri i presidentit Claudio Lotito.
Ai e ka cilësuar këtë short më të keqin e mundshëm duke thënë se gjermanët janë skuadër eksperte në Champions League.
“Bayern Munich është një nga skuadrat më të këqija që mund të na binte. Gjermanët janë një kundërshtar shumë i vështirë. Ata janë ekspertë të Championsit, ka thënë ai.
Ai ka lavdëruar ekipën e tij dhe ka potencuar se Lazio do e bëj më të mirën ndaj gjigandit gjerman.
“Gjithsesi, ne jemi këtu me meritë dhe do të luftojmë deri në fund për të thënë tonën. Shpresojmë të vijojmë të paraqitemi mirë”, u shpreh drejtuesi i klubit italian”, potencoi Lotito.
Lazio ndeshjen e parë ndaj Bayernit e luan me datë 13 shkurt në “Olimpico”, teksa ndeshja e kthimit luhet me 5 mars në “Allianz Arena”./Arbresh.info/
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese