Flasin nga “France Football” për bojkotin e Real Madridin në cerenominë e Topit të Artë

19:32 | 29 Tetor 2024
D.H

Real Madridi bojkotoi ceremoninë e “Topit të Artë” me një akt të pashembullt për klubin i cili kishte shumë protagonistë mes pjesëmarrësve në natën e ccmimeve dhe fitues të kategorive të ndryshme.

Fraza “”Topi i Artë” nuk ekziston më për ne”, e dalë nga zyrat e klubit madrilen dje dhe e shpërndarë në mediat spanjolle, ka bërë xhiron e botës, si shprehje e indinjatës së madrilenëve se trofeu u fitua nga Rodri dhe jo nga Vinicius.

Përgjigjen, madrilenët e kanë marrë pas mbrëmjes gala nga kryeredaktori i “France Football”, Vinsent Garsia, i cili shpjegoi pse sipas tij kishte qenë spanjolli fituesi i këtij edicioni.

“Qartësisht, Vinicius me siguri vuajti praninë e Bellingam dhe Karvahal në top 5, pasi matematikisht, kjo i hoqi atij disa pikë. Kjo gjithashtu përmbledh edhe sezonin e Real Madrid, i cili çoi tre apo katër lojtarë mes pretendentëve dhe pjesëtarët e jurisë ndanë vendimet e tyre mes futbollistëve, gjë që shkoi në favor të Rodrit”, tha ai.

“Bojkoti i Realit? Unë kisha shumë presion nga Real Madrid, por ashtu siç edhe me klube të tjera, gjithmonë kam qenë i qartë e i drejtë, ndoshta heshtja ime i çoi deri në limite. Por ishte njëlloj si me të tjerët. Mbeta i çuditur në mënyrë shumë të pakëndshme nga mungesa e tyre.

Ishim shumë të qartë me ta dhe me klubet e tjerë. Këtë vit, fituesi nuk do të njoftohej më parë. Mendoja se të gjithë do të pranonin, por në momentin e fundit, nuk e di se pse kërkuan të ndryshonin rregullin. Kur Reali mori vendimin, nuk jam i sigurt se pse kishte ndonjë lloj zhgënjimi”, tha ai para mediave.

Fituesi i Topit të Artë këtë vitë është Rodri.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme