Trajneri i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin, ka zbuluar se ai është në kontakt të rregullt me yllin e Real Madridit, Arda Guler.
Sahin u largua nga Borussia Dortmundi për te Los Blancos, megjithëse shumë më i madh në moshë se Guler.
Trajneri iu kërkua mendimi i tij për 19-vjeçarin, për të cilin kishte mendim shumë të mirë.
“Mendimi im është shumë i mirë, shpresoj që ai të fitojë shumë tituj me Madridin dhe me Turqinë. Lufta për minuta është për Ardën dhe për të gjithë në Madrid. Ai po bën mirë, shënon gola vendimtarë. Unë flas çdo ditë me Arda Gulerin, ai është si vëllai im i vogël. Shpresoj që e ardhmja e tij të jetë shumë e mirë”, deklaroi Sahin.
Duke folur përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, Sahin u kthye në stadiumin ku kaloi një vit në 2011-12 nën drejtimin e Jose Mourinhos, megjithëse u pengua rëndë nga lëndimet. Më pas ai shkoi në huazim te Liverpool.
“Kjo do të thotë shumë për mua. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja për Real Madridin. Djali im ka lindur në këtë qytet. Unë kam privilegjin të jem nesër në këtë stadium. Do të thotë shumë për mua. Do të mbetet gjithmonë e veçantë, jo vetëm për futbollin, por edhe për familjen”, deklaroi Sahin për Marca. /Telegrafi/
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...
LDK prezanton 38 kandidatet për deputete, Abdixhiku: Rruga d...
Diçka e re po vjen nga Keisi Medini?
Përplasen trenat në Rusi, të paktën 14 të plagosur
Samiti BE-BP: Liderët e Ballkanit realizojnë foton familjare...
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës