Flamurtari – Partizani, a e dini se çka bëri Luciano Moggi?

14:56 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Flamurtari dhe Partizani ndanë nga një pikë secili dje në sfidën e zhvilluar në Vlorë, një barazim (1-1), i cili në fakt nuk është se i bëri punë askujt, të paktën për pretendimet që kanë dy ekipet.

Në tribunën VIP dje nuk gjendej presidenti i të kuqve, Gazmend Demi, ndërsa nuk mungoi Luciano Moggi, këshilltari i tij personal në klubin kryeqytetas.

Ish-drejtori i Juventusit hyri në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të takimit duke ngushëlluar lojtarët pas barazimit, por duke u dhënë njëkohësisht edhe kurajë për të besuar deri në fund te titulli kampion.

Në pushim të ndeshjes, Moggi mori vëmendjen maksimale edhe nga tifozët e Flamurtarit, të cilët nuk nguruan të bënin foto me ish-drejtorin e Juventusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme