Flamurtari ndal Trepçën ’89, merr një pikë

15:51 | 25 Tetor 2017
Arbresh Info

Flamurtari edhe pse luajti në Podujevë si vendas, ka arritur të marr barazim ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2-2.

Flamurtari në ndeshjen e fundit luajti me Vëllaznimin, ndërsa ndeshja u ndërpre nga tifozët vendas, gjë që kuqezinjtë e humbën ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0.

Kjo ka bërë që Flamurtari t’i zhvillojë ndeshjet në Podujevë.

Flamurtari e gjeti golin e parë në minutën e 28, ku Ardit Jaupaj shënoi pas asistimit të Blendi Baftiut.

Pjesa e parë u mbyll me golin e bukur të Shpëtim Idrizit nga goditja e dënimit.

Por kuqezinjtë nuk u dorëzuan në pjesën e dytë.

Jaupaj arriti të shënojë sërish në minutën e 58-të për ta kthyer Flamurtarin në epërsi.

Kampionët aktual arritën të barazojnë me Oto John i cili shënoi nga afërsia për 2-2.

Ky ishte rezultati në fund të ndeshjes që nuk e ndihmon asnjërën skuadër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme