Pjesa e parë e takimit ishte më e mirë për vendasit e Llapit, të cilët rrezikuan disa herë, por pa arritur ta gjejnë golin e epërsisë.
Shend Kelmendi (3′, 12′) dhe Festim Alidema (10′, 18) patën raste të mira, por asnjëri nuk arriti ta fund rrjetën, përveç në minutën e 24-të kur goli i Alidemës u anulua për pozitë jashtë loje.
Në anën tjetër, edhe Flamurtari pati një rast të mirë në minutën e 26-të, por goditja e mirë e Egzon Krasniqit u prit nga portieri vendas.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Flamurtarim, të cilët ishin afër të gjejnë golin, por goditja e Alban Shillovës (56′) u ndal nga traversa.
Pas këtij rasti, Llapi përsëri mori lojën në dorë dhe dominimin, por edhe përkundër rasteve nga ana e Fiton Hajdarit (68′), Egzon Sinanit (72′) dhe Arbnor Ramadanit (83′) portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi 0-0.
Pas këtij barazimi, Flamurtari mbetet lider me 13 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Llapi renditet në vendin e tretë me 10 pikë.
Në javën e ardhshme, prishtinasit presin në shtëpi Feronikelin, ndërsa llapjanët udhëtojnë te Liria.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?