Pas triumfit në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë – Distria Krasniqi e ka rrëmbyer tani medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë, duke e mposhtur ne finale Otgontsetseg Galbadrakh.
Xhudoja vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës.
Në Grand Prixin e Turqisë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, garuesja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë turne, rrëmbeu të artën, duke e mundur në finale xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, shkruan Gazeta Express.
Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh.
Për të arritur deri te medalja e artë, Distria zhvilloi katër lufta.
Ajo e kaloi pa luftë rundin e parë, kurse në atë të dytë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk.
Lufta e radhës ishte me xhudisten serbe, Andrea Stojandinov, ku Krasniqi triumfoi me ippon dhe e siguroi kështu vendin në gjysmëfinale, aty ku triumfoi ndaj xhudistes koreane, Yujeong Kang.
Kjo është medalja e dytë për Krasniqin këtë vit, ajo ka triumfuar edhe në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan në vitin 2019, Krasniqi pushoi.
Më poshtë keni momentin e intonimit të himnit të Kosovës dhe ngritjes së flamurit në Grand Prixin e Turqisë.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje