Pas shumë vjet përpjekjesh, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) më në fund e mori atë që dëshironte me çdo kusht kur dy vjet më parë u bë anëtare e plotë e FIFA-s, duke u mirëpritur në këtë organizatë që numëron më shumë se 200 vende anëtare.
Anëtarësimi në FIFA nënkuptoi se Kosova, që ende po lufton për njohje nga Kombet e Bashkuara dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, mundi të konkurronte për një vend në Kampionatin Botëror, që përfundoi dje dhe u mbajt në Rusi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përderisa Përfaqësuesja e Kosovës do të ishte e mirëpritur në këtë turne në rast se do të siguronte kualifikimin nëpërmjet eliminatoreve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për flamurin e saj. Kjo për shkak se flamuri i Kosovës nuk ishte i dëshiruar në Rusi gjatë kohës së botërorit (14 qershor – 15 korrik).
Flamuri – që bart hartën ngjyrë ari të Kosovës nën gjashtë yj të bardhë në një sfond të kaltër – është një prej disa flamujve të ndaluar në stadiumet ku u mbajtën ndeshjet e botërorit nga organizatori i kësaj ngjarjeje. Në fakt, flamuri i Kosovës është i vetmi i një anëtareje të FIFA-s që nuk u lejua të shfaqet në 12 stadiumet në Rusi. Flamujt e tjerë të ndaluar nuk janë të vendeve anëtare të FIFA-s.
Ai i Kosovës është listuar si flamur i ndaluar në një dokument prej shtatë faqesh, përkrah flamujve që përfaqësojnë territoret e panjohura ndërkombëtarisht dhe organizatat e lëvizjeve separatiste. Flamuj të grupeve terroriste, si Shteti Islamik, gjithashtu janë përmendur në dokumentet për këtë ndalesë.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...