Flamengo ka eksploruar mundësinë për rikthimin të yllit të PSG-së, Neymarit, në Brazil.
Kapiteni i Brazilit dëshiron të largohet nga Parisi këtë verë ndërkohë që rikthimi në Barcelonë vazhdon të diskutohet, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është duke kërkuar më shumë se tarifa rekorde prej 222 milionë euro e paguar për të siguruar shërbimet e tij dy vite më parë.
Megjithatë, Esporte Interativo thotë se Flamengo është duke eksploruar seriozisht mundësinë rreth një marrëveshje me sulmuesin.
Gjithçka besohet se mund të bëhet vetëm në formë huazimi ndërkohë që Neymar do të ishte i lumtur për rikthim në shtëpi pas shumë vite larg në Evropë.
Sidoqoftë, PSG nuk pritet të pranojë ndonjë ofertë të tillë./arbresh.info/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...