Google ADS

Flakë, tym e ngjyra – pritja spektakolare që i bënë tifozët skuadrës së Atletico Madridit

21:53 | 18 Shkurt 2020
Arbresh.info

Mijëra tifozë e kanë inkurajuar skuadrën e Atletico Madridit gjatë arritjes në Wanda Metropolitano para ndeshjes kundër Liverpoolit.

Udhëheqësit e tifozëve gjatë gjithë javës kanë kërkuar që të bëhet një organizim i këtij lloji për ta mbështetur dhe inkurajuar ekipin e tyre të zemrës.

Derisa po kalonte autobusi që i bartte lojtarët, tifozët me simbole të Los Rojiblancos kanë kënduar këngët e zakonshme të klubit.

David Ortega@David_Mula

Enamorado del vamos!!!?

Embedded video

Për më shumë, ata janë kujdesur që të ndezin flakë dhe tym me ngjyrat e Atleticos duke shkaktuar një atmosferë spektakolare, ndërkohë që nuk shihej kalimi i automjeteve.

Kjo atmosferë paralajmëron një natë të zjarrtë dhe një ndeshje fantastike në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme