Fjalim ‘rrënqethës’ i përzgjedhësit të Kosovës u-19 para ndeshjes ndaj Spanjës

16:48 | 24 Mars 2024
D.H

Kosova U19 humbi 2:1 ndaj Spanjës në ndeshjen që u zhvillua në Gornja Radgona të Sllovenisë.

Përkundër humbjes, Dardanët treguan shpirtin luftarak në fushë duke tentuar të barazojnë rezultatin me çdo kusht.

E përzgjedhësi Adil Maliqi me anë të një videoje të publikuar në rrjetin e tij social ka treguar se si motivohet ekipi edhe ndaj Kombëtareve të mëdha sikur Spanja.

“Jashtë ju pret lavdia” i drejtohet ekipit Maliqi para ndeshjes së rëndësishme.

Kosova U19 pavarësisht disfatës nga spanjollet, ka ende gjasa për kualifikim tutje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme