Prekazi ka deklaruar se është krenar me futbollistët e tij.
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka folur pas barazimit me Gjermaninë.
Prekazi ka deklaruar se është krenar me futbollistët, përcjellë “Lajmi.net”.
“Më gëzon fakti që nuk i kemi lënë të krijojnë shumë raste. Kemi luajtur pak të mbyllur, por Gjermani është kampion bote. Kemi mundur edhe t’i dënojmë, por na mungoi përvoja e lojërave ndërkombëtare”, deklaroi Prekazi për “Supersport”.
“Jam shumë krenar me këtë ekip që e jep maksimumin, sepse kundërshtarët janë më të fortë. Mund ta mposhtim edhe Irlandën edhe Izraelin, sepse jemi teknikisht mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.
“Vendi i dytë? Nuk e kam menduar, sepse Kosova është fillestare. Mirëpo, këta djemë janë fenomenal, kështu luftohet për shtet, prandaj gjithçka është e mundur”, shtoi ai.
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...