Fjalët e para të Varanes si lojtar i ri i Manchester Unitedit

16:20 | 14 Gusht 2021
A. B.

Raphael Varane ndihet i lumtur me transferimin e tij te Manchester Unitedi dhe pret të fitojë shumë trofe me klubin nga Old Trafford.

Sot (e shtunë) gjatë ditës, Unitedi konfirmoi zyrtarisht transferimin e Varanes nga Real Madridi për një shifër prej

Varane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Unitedin, ndërsa transferimin i tij thuhet se i ka kushtuar 50 milionë euro Djajve të Kuq.

Pas prezantimit në Old Trafford si lojtar i ri, Varane ka folur fjalë të mëdha për klubin e ri dhe pret të fitojë shumë trofe.

“Manchester United është një nga klubet më ikonike në futbollin botëror dhe shansi për të ardhur këtu dhe për të luajtur në Ligën Premier është diçka që nuk mund ta refuzoja”, ka thënë fillimisht Varane.

“Ka shumë më tepër që dua të arrij në karrierën time dhe e di që po bashkohem me një skuadër me plotë lojtarë të mëdhenj, të cilët do të kenë të njëjtin vendosmëri për të fituar ndeshje dhe trofe”.

“Duke folur me menaxherin mund të shoh se sa përparim është bërë gjatë sezoneve të fundit dhe tani i bashkohem një grupi të gatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë”.

“Unë dua të bëj ndikim këtu dhe do të jap gjithçka për t’u bërë pjesë e historisë së shquar të këtij klubi”, përfundoi mbrojtësi francez. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme