Real Madridi luajti sot (e shtunë) ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Real Betisit e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Duke e ditur se tashmë kishte kohë që madrilenët ishin kurorëzuar si kampion i elitës së futbollit spanjoll, në këtë sfidë rezultati i takimit ishte në plan të dytë, dhe turma në stadium ishte mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Toni Kroosit.
Gjermani pasi iu bashkua Real Madridit në vitin 2014 nga Bayern Munichu ka fituar 22 trofe me ‘Los Blancos’ duke bërë 463 ndeshje, aty ku shënoi 28 gola dhe bëri 98 asistime.
Me të përfunduar ndeshja, Kroos dha një deklaratë të shkurtë për shtyp ku mes të tjerash foli për emocionet e tij.
“Unë jam emocionalisht shumë i fortë, por reagimi i fëmijëve të mi më ka shkatërruar mua”, ka thënë fillimisht Kroos.
“Djalit tim nuk i pëlqeu vendimi im. Vajza ime përkundër faktit që është një madrilene e zjarrtë ajo është shumë e lumtur (qesh). Ajo dëshiron që të kalërojmë së bashku, ani pse unë i kam thënë se është e rrezikshme, por tani duhet të gjejë një arsyetim të ri”.
“Ky vendim nuk ishte i lehtë, gjithçka që mund të them është faleminderit për madrilenët, faleminderit”.
“Mënyra më e mirë që të pensionohem është që të fitojë Ligën e Kampionëve”, përfundoi gjermani./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...