Të shtunën mbrëma bota e futbollit u shokua, me kuptimin e lajmit se trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson, ka pësuar hemorragji në tru.
Trajneri legjendar i Manchester United të shtunën ishte dërguar me emërgjencë në spital, pas një hemorragji në tru.
Me të kuptuar lajmin për Fergie, e gjithë bota e futbollit kishin shprehur mbështetjën e tyre për të.
United kishte dalur me një komunikatë zyrtare rreth gjendjes së tij: Sir Alex Ferguson iu është nënshtruar një operacioni, pas hemorragjisë në tru. Procedurat kanë shkuar mirë, por atij i duhet një kohë e caktuar për t’u rikuperuar. Familja e tij ka kërkuar që të ruhet privatësia”.
Cristiano Ronaldo, Arsene Wenger, Pep Guardiola, Alan Shearer, Wayne Rooney, Michael Carrick dhe shumë të tjerë i kanë uruar shërim të shpejtë 76 vjeçarit skocez.
Sipas tabloidit anglez “The Sun” fjalët e para të Fergusonit pas zgjuarjes nga koma janë këto: “Pra, çfarë bëri Donacaster?”.
Klubin Donacester që bënë garë në nivelet e ulëta të futbollit anglez, e udhëheq i biri i Sir Alex. Darren Ferguson.
Më pas, ai kishte thënë se a mund të jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Kampionëve, që do të mbahet në Kiev më 26 maj.
“Aye, finalen e FA Cup jo, por finalja e Kievit?”, kishte pyetur skocezi.
Në finale të FC Cup do të përballen Manchester United dhe Chelsea, dhe natyrisht që ai është i interesuar për këtë finale, sepse në atë finale do të luajë ekipi që kishte drejtuar për 27 vite me radhë.
Po ashtu burime të afërta të Ferugsonit me tabloidin anglez, tregojnë se ai ka biseduar vetëm për futboll dhe se dëshira e tij, është që ai të jetë prezent më 26 maj, për ta shikuar ish lojtarin e tij, Cristiano Ronaldo kundër Liverpoolit.
Fergusoni vazhdon të mbetet i hospitalizuar dhe se gjendja e tij do të vazhdohet të kontrollohet. /arbresh.info/
Shpresojmë në shërim sa më të shpejtë për legjendën e futbollit botëror….
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë në Kos...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...