Nicolas Pepe është bërë lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë i transferuar nga Arsenali.
Transferimi prej 80 milionë euro i reprezentuesit të Bregut të Fildishtë u konfirmuar pasditen e sotme (e enjte) nga klubi londinez, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në intervistën e parë si lojtar i Arsenalit, Pepe zbuloi se kjo lëvizje do të thotë shumë për të dhe familjen e tij.
“Të qenurit këtu është shumë emocionuese sepse nuk ka qenë lehtë për mua”, ka thënë fillimisht Pepe për faqen zyrtare të klubit. “Kam ardhur nga një vend shumë i largët dhe ka vuajtur shumë, prandaj nënshkrimi me këtë klub të madh është një shpërblim i madh për mua”
Para transferimit te Arsenali, Pepe është përfolur shumë për kalim te një numër i madh klubesh.
Shumica prej tyre garojnë këtë sezon në Ligë të Kampionëve, andaj që “Topçinjtë” të fitojnë garën ndaj skuadrave si Bayern Munichu, Liverpooli e Napoli ishte diçka e papritur.
Por, Pepe ka një shpjegim rreth kësaj
“Ishte familja ime dhe agjentët e mi”, shtoi ai, transmeton portali arbresh.info. “Kam folur dhe kam menduar gjatë rreth kësaj. Ishte në kohë të CAN-it [Kupës së Kombeve të Afrikës], ne kemi menduar shumë gjatë kësaj, para dhe pas CAN-it”
“Ishte e rëndësishme për të marrë vendimin e duhur dhe jam i bindur që Arsenali është zgjedhja e duhur”
Pepe mund të bëjë debutimin e tij te Arsenali në miqësoren parasezonale të dielën kundër Barcelonës./arbresh.info/
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë