Fjalët e para të Fury pas fitores fantastike

08:47 | 16 Qershor 2019
L G

Tyson Fury ka paralajmëruar se fitorja brilante me nokaut ndaj Tom Schwartz shënon vetëm fillimin për të, pas një nate boksi gjatë të cilës pohon të jetë argëtuar.

Fury bëri një paraqitje të pamëshirshme duke e mundur Tom Schwarzin me nokaut në rundin e dytë, në meçin e kategorisë së rëndë në Las Vegas, të dielën në mëngjes sipas kohës sonë lokale, raporton Gazeta Express.

Fury beson se bëri një paraqitje shumë të mirë sa për t’i kënaqur tifozët dhe shikuesit.

“Erdha këtu për t’u argëtuar dhe u kënaqa. Nuk e marr këtë shumë seriozisht. Mendoj se bëra një shfaqje të mirë dhe tifozët e panë atë për të cilën paguan para”, tha Fury pas meçit.

Britaniku e mbështeti për konopëve Schwarzin qysh në rundin e dytë, dhe më pas e goditi fort me të djathtën dhe e rrëzoi në dysheme gjermanin.

Pak sekonda më vonë, ekipi i boksierit gjerman e hodhi peshqirin e bardhë duke e parë Schwarzin të gjakosur dhe duke u sulmuar nga Fury.

Ky ishte meçi i parë për Fury që prej barazimit kontrovers me kampionin e ËBC-së, Deontay Wilder, në Los Angeles në dhjetor. Po ashtu, për britanikun kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, nga të cilat 18 i ka me nokaut, ndërkohë që regjistron edhe një barazim. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme