Roma ka konfirmuar sot transferimin Paulo Dybala, i cili transferohet si lojtar i lirë në Olimpico, pasi 7 sezoneve të kaluara te Juventusi.
Futbollisti argjentinas ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin romak deri në 30 qershor të vitit 2025.
Pas nënshkrimi të kontratës, Dybala ka zbuluar arsyet teksa ka dhënë edhe fjalët e para si lojtar i Romës.
“Ditët që më çuan në këtë nënshkrim ishin një ndërthurje e shumë emocioneve: vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se më donte mua, bëri ndryshimin”, ka thënë fillimisht Dybala.
“Po i bashkohem një ekipi në rritje, me një klub që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner si Jose Mourinho, me të cilin është një privilegj të punosh”.
“Si kundërshtar e admirova atmosferën e krijuar nga tifozët Giallorossi, mezi pres t’i përshëndes me fanellën e Romës”, përfundoi argjentinasi.
Sulmuesi argjentinas do të veshë te Roma fanellën me numër 21. /arbresh.info/
La foto che stavate aspettando pic.twitter.com/lYYMEODs3m
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 20, 2022
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...