Google ADS

Fjalët e para të Bersant Celinës si lojtar i Swanseas

20:47 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Kosovari Bersant Celina ka nënshkruar sot kontratë katër vjeçare me skuadrën nga Liberty Stadium, derisa Swansea kanë paguar afër katër milionë funte, e cila pagesë do të bëhet për dy vite.

Celina arriti në Wales pas suksesit të tij që pati në huazim të FC Twente dhe Ipswich Town në dy sezonët e fundit.

21 vjeçari beson që Swans është klubi i duhur, i ardhur në kohën e duhur për të.

“Jam më të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj sezoni dhe të luaj”, tha Celina.

“Kur dëgjova që Swansea me kërkoi, e kuptova menjëherë se kjo është një lëvizje e mirë për mua sepse e di që menaxheri dëshiron të luhet futboll i hapur, që mua me pëlqen”.

“Nuk kisha asnjë dyshim në këtë rast. E njoh filozofinë e klubit edhe më parë dhe të gjithë me kanë folur për këtë. E kam parë çfarë ka bërë menaxheri me Ostersund. E kam parë mënyrën se si ata luanin kundër Arsenal dhe kur ai dhe klubi me kërkuan nuk kisha asnjë dyshim”.

“Isha në Manchester City një kohë të gjatë, por tani e di se ky është vendimi i duhur për mua. Erdha në Swansea sepse dua të luaj në formacionin kryesor. Nuk mendoj se ka ndonjë vend më të mirë se ky për mua, transmeton GazetaExpress.

Celina ka lindur në Kosovë por u largua nga Atdheu në moshën dy vjeçare për shkak të luftës në ish Jugosllavi.

Ai është rritur në Norvegji nga mosha dy vjeçare dhe u rrit nga akademia e Stromsgodset IF para se skautët e Cityt ta kërkojnë atë.

Ai u transferua në Etihad më 2012 dhe shumë shpejt nënshkroi kontratë profesionale.

Ai ka bërë katër paraqitje me Manchesterin më 2016 para se të kalonte dy sezone i huazuar në Eredivisie dhe në Championship.

“U largova nga Norvegjia kur isha vetëm 15 vjeçar për të luajtur në Manchester City dhe luajta në skuadrën e të rinjve, në fund isha shumë afër që të debutoja edhe për skuadrën e parë”, shtoi Celina.

“Pastaj kalova dy sezone i huazuar në Holandë dhe në Ipswich”.

“Kam luajtur shumë ndeshje në Eredivisie. Klubet aty kanë lojtarë të rinj që luajnë futboll të bukur. U përshtata shumë mirë atje”.

“Dëshiroja diçka ndryshe vitin tjetër dhe kjo është arsyeja pse shkova në Ipswich. Kjo ishte edhe një tjetër përvojë e mirë për mua. Ishte një stil ndryshe i lojës, por diçka që kisha nevojë. Me të vërtetë ishte një vit i mirë”.

Celina u largua nga Manchester City pasi pati katër paraqitje për skuadrën e parë, të gjitha ishin nën urdhrat e Manuel Pellegrinit.

“Kam pasur shumë trajner në Manchester City”, tha ai.

“Dëshiroja të luaja futboll të bukur dhe nuk pendohem për kohën që kam kaluar atje. Kur Pep Guardiola arriti, luajta edhe në ndeshjen e tij të parë para-sezonale para se të kaloja në Holandë dhe pastaj në Ipswich.

“Edhe këtë vit isha në stërvitje para-sezonale por kur dëgjova për interesimin e Swanseas u largova dhe këtu përfundon historia e ime me Cityn”. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme