Fjalët e Klopp pas fitores bindëse 7:0

17:33 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ndeshja ndërmjet Crystal Palace dhe Liverpool në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës, ka prodhuar një spektakël golash.

Këtë herë, Liverpool tregoi fytyrën e kampionit për herë të parë këtë kampionat, pasi që mundi në udhëtim skuadrën Crystal Palace me rezultatin 0:7.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij por theksoi se ata punuan shumë dhe u angazhuan shumë këtë lojë.

‘’Ndeshja ishte e mirë, duheshim të mbroheshim nga kundërsulmet e Crystal Palace, pasi ata u treguan të rrezikshëm dhe patën momentet e tyre të mira’’, tha gjermani.

‘’Ishim të mirë dhe efektivë para golit, u thashë lojtarëve që edhe pse jemi 0-3 në pjesën e parë nuk duhet të humbim koncentrimin. Ishte ndeshje e rëndësishme për ne, tani mendojmë për West Bromwich Albion’’, tha ai.

Ai u pyet pse ishte Sadio Mane i inatosur, vallë u inatos pse hyri Mohamed Salah në vend të tij.

‘’Jo, Sadio nuk është inatosur sepse Mo ka hyrë në lojë, përkundrazi ai dëshironte të shënonte dhe të kontribonte për ekipin’’, përfundoi Jurgen Klopp.

Tani Liverpool qëndron në pozitën e parë me 31 pikë, gjashtë më shumë se Tottenham i cili luan me Leicester në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premierligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme