Francesco Totti sot ka zhvilluar ndeshjen e fundit në fanellën e Romës.
Pas ndeshjes, për të është organizuar një lamtumirë emocionuese, ku ka qarë edhe ai vet, së bashku me tifozët.
Kapiteni legjendar i Romës, ka përgatitur një letër për tifozët, të cilën e ka lexuar me lot në sy, të cilët nuk u ndalen për asnjë moment.
Një pjesë të fundit të kësaj letre, mund ta lexoni në pjesën e mëposhtme.
“Ndihem si në koncert. Kjo është një kohë që kurrë nuk kam menduar se do të vijë. Unë jam duke e përjetuar emocionalisht çdo gjë që është shkruar për mua”.
“Faleminderit Roma. Faleminderit familja ime dhe faleminderit tifozë. E gjitha kjo nuk ishte një ëndërr, por realiteti tani po përfundon, për herë të fundit në këtë fanellë. Jam i lumtur dhe krenar për 25 vite dashuri. Ju dua”, përfundoi Totti.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...