Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është hapur shkurtimisht mbrëmjen e sotme (e enjte) rreth përpjekjeve të klubit për nënshkrimin me sulmuesin e PSG-së – Neymar.
Raportet në lidhje me të ardhmen e superyllit brazilian kanë dominuar kryetitujt e mediave evropiane që disa muaj deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Neymar u largua nga Barcelona për transferim te gjiganti në Liga 1, Paris Saint Germaini, dy vite më parë për një tarifë prej 222 milionë euro me të cilën theu rekord botëror.
Por, deri në këtë pikë qëndrimi i 27-vjeçarit në Francë ka rezultuar të jetë dëshpërues.
Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së parë të sezonit të ri 2019/20 në La Liga kundër Athletic Bilbaos mbrëmjen e nesërme, trajneri Ernesto Valverde dukej i tërhequr nga përspektiva e një rikthimi të mundshëm të Neymarit në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Strategu spanjoll zgjodhi për të kthyer fokusin te lojtarët e tij aktual në dispozicion duke thënë:
“Neymar? Unë qëndrojë mënjanë kur bëhet fjalë për këto çështje. Unë fokusohem në skuadrën që ne kemi. Ai është në PSG dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”
“A do të ishte Neymar një problem për mua? Jam shumë i lumtur me skuadrën aktuale dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë tutje”
Valverde në vazhdim dha disa informata në lidhje me gjendjen e superyllit Lionel Messi duke konfirmuar se argjentinasi do të mungoj nesër në San Mames si pasojë e problemit me pulpë./arbresh.info/
https://twitter.com/barcacentre/status/1162025456570425346
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë