Bruno Fernandes ka thënë se ndihet i lumtur dhe pret të arrijë shumë më shumë me fanellën e Manchester Unitedit.
Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës së re me yllin portugez, Bruno Fernandes.
Portugezi ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në Old Trafford deri në verën e vitit 2026 me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.
“Që nga momenti që u bashkova me Manchester United, kam pasur një marrëdhënie të veçantë me klubin dhe tifozët tanë të mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Bruno Fernandes për faqen zyrtare të klubit.
“Jam rritur duke parë këtë skuadër, duke ëndërruar të kem mundësinë të luaj këtu një ditë. Ajo ëndërr tani është një realitet dhe një nder”.
“Edhe pas dy vitesh, është ende e mahnitshme të dalësh në Old Trafford, të dëgjosh tifozët të këndojnë emrin tim dhe të shënosh para Stretford End. Është një privilegj i vërtetë të vesh këtë fanellë dhe të luftosh për klubin tonë të jashtëzakonshëm”.
“Ka shumë më tepër që dua të arrij këtu dhe e di që është e njëjta gjë për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit. Më shumë se çdo gjë, ne duam t’u japim tifozëve suksesin që meritojnë”.
“Ne kemi ndarë disa momente të shkëlqyera gjatë viteve të fundit, por më e mira nuk ka ardhur ende nga unë dhe ky ekip”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...