Google ADS

U sulmua fizikisht gjyqtari i ndeshjes, ja në cilin stadium

08:34 | 4 Tetor 2021
Arbresh.info

Është raportuar për një sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor të takimit Vushtrria – Vllaznia në Ligën e Parë të Kosovës.

Mysafirët në njoftim pas ndeshjes në faqen zyrtare kanë raportuar se tifozët vendas e kishin sulmuar gjyqtarin kryesor në minutën e 90-të, shkruan gazeta Olle.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri u mbyll pa fitues 0-0 me dy ekipet që arkëtuan nga një pikë.

“FT: Kf Vushtrria vs KF VLLAZNIA 0-0. Në minutën e 90 sulmohet fizikisht në fushë referi kryesor nga tifozët vendas!”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë së Pozheranit.

Njoftim të rezultatit pas ndeshjes dhanë edhe vendasit, që nuk përmendën në faqen zyrtare për ndonjë incident të tillë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme