Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-0, në xhiron e fundit, por kjo nuk i ka mjaftuar për të shpëtuar.
Drenicasit e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Kastriot Rapucës që erdhi në minutën e 10-të.
Feronikeli në minutën e 82-të shtoi epërsinë me golin e Ilirid Ademit për 2-0.
Krejt në fund shënoi edhe Shpresim Zogu për rezultatin 3-0.
Feronikeli ’74 me 44 pikë zë vendin e tetë dhe do të luajë në barazh për qëndrim në elitë, me fituesin e ndeshjes Prishtina e Re – Dinamo Ferizaj. /Telegrafi/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist