Fitorja ndaj AC Milan ia rikthen buzëqeshjen Arsenalit

22:03 | 10 Mars 2018
Arbresh Info

Çfarë dallimi mund të bëjë një fitore në Evropa Ligë…

Seanca stërvitore e Arsenalit para ndeshjes të së dielës në Premierë Ligë kundër Watfordit ishte e gjitha për tu shijuar, transmeton portali arbresh.info.

Arsene Wenger dhe kapiteni i klubit Per Mertesacker janë parë duke ndarë njëri me tjetrin një shaka.

Në fakt, e gjithë atmosfera dukej mjaftë e mirë në kampin stërvitor të “Topçinjve” në London Colney të shtunën.

Fitorja kundër Milanit në ndeshjen e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së të enjten pas katër disfatave, diçka që i ka ndodhur Arsenalit për herë të parë pas 16 viteve, ka ndryshuar plotësisht atmosferën në klub.

Ata ishin të mrekullueshëm në atë ndeshje ku golat nga Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey i siguruan një fitore mjaftë vendimtare.

Tani, ata janë rikthyer në ligë dhe lojtarët duken të gatshëm për ndeshjen kundër “Hornets”.

Pierre Emerick Aubameyang dukej si personi shakaxhi edhe pse lojtari nuk kishte të drejtë të luante në San Siro kundër skuadrës së trajnerit Gennaro Gatusso.

Por, sulmuesi gabonez është plotësisht i gatshëm për ndeshjen në Premierë Ligë të së dielës, ku ata synojnë t’i rikthejnë gjërat në anën pozitive.

Arsenali do të përballet me Watfordin pas tri disfatave radhazi në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shikoni më poshtë disa foto të tjera ku gjendet edhe Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka:


Të ngjashme