Cleveland Cavaliers ka arritur për herë të parë këtë sezon një ecuri prej tri fitoresh pas triumfit ndaj Charlotte Hornets me rezultat 115-107.
As 22 pikë të Kidd – Gilchrist dhe 20 pikët e Walkerit nuk i mjaftuan Charlottes të triumfojë në shtëpi ndaj Cavs.
Te Cavs si zakonisht mbreti LeBron James shënoi 31 pikë, pasuar nga Kevin Love me 22 pikë.
Minnesota arriti të ndërpresë serinë negative prej 12 ndeshje pa fitore ndaj San Antonio Spurs në shtëpi me rezultat 98-86.
Shkëlqyen Towns me 26 pikë dhe Teague me 16 pikë, kurse te teksanët u dallua LaMarcus Aldridge me 15 pikë e 10 kërcime.
https://www.youtube.com/watch?v=lhDrTbjelj8
Philadelphia mposhti 115-109 skuadrën e Los Angeles Lakers në Staples Center, falë një Joel Embiid fenomenal.
Embiid pati mbrëmjen e karrierës me 46 pikë, 15 kërcime e 7 asistime, kurse te Lakers shkëlquen Ingram me 26 pikë e 11 kërcime dhe Kuzma me 24 pikë e 7 kërcime.
Oklahoma City e la me shtatë pikë në çerekun e parë Chicago Bulls në fitoren prej 92-79 në Quicken Loans Arena.
Westbrook me 21 pikë shkëlqeu në këtë takim duke vazhduar serinë pozitive të OKC.
https://www.youtube.com/watch?v=G63qkW2I29U
Pas mbrëmjes të mërkurën në konferencën Lindore fillon ngritjen Cleveland, ku me dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme mund të ngjitet në vendet e para në tabelë, kurse te konferenca Perëndimore është Oklahoma që ka filluar të ngritet në klasifikim.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan