Chelsea ka arritur të shënoj fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Konferencës ndaj Astanas me rezultat 1-3.
Guiu me dy gola të shpejtë hapi serinë e golave për “Blutë e Londrës”, shkruan Arbresh.info.
Ai fillimisht shënoi në minutën e 14-të. Teksa pas katër minutave shënoi edhe golin e dytë.
Kurse, Veiga realizoi për 0-3 gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.
Tomasov i Astanas ngushtoi diferencën në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe kështu Chelsea, arriti fitoren e pestë në po aq ndeshje.
Londinezët prijnë në tabelë me 15 pikë kurse Astana është e 24-ta me katër sosh./Arbresh.info
Bashkimi me lehtësi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Partia e Radoica Radomiroviq kërcënohet nga kandidatët e Lis...
“Negroci të don”, vjen një dron për Vullnetin
Osmani takoi Senatoren republikane Joni Ernst
Hojlund përsëri heroi i Man United, “Djajtë e Kuq” fitojnë m...
Roma i rikthehet fitoreve në Europa League, triumfon ndaj Br...